Pas një mungese të gjatë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të rikthehet në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Sot ne mbremje do te transmetohet një intervistë e Berishes për emisionin Opinion, por edhe këtë herë duket se e ka shmangur gazetarin.
Intervista është kryer nga Manjola Bregasi, dhe ndër të tjera Berisha do të flasë për 22 marsin e vitit 1992.
Ai flet ndër të tjera edhe për kulisat që tentuan zgjedhjen e një presidenti tjetër, raportet me Nanon dhe fitoren e PD!
Berisha dhe Fevziu kanë një marrëdhënie të ngrirë që para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kohë prej të cilës ai mungon dhe në emisionin “Opinion”.












