Në 12 muajt e fundit në Itali janë sekuestruar rreth 10 ton lëndë narkotike që vinin nga Shqipëria, të dhëna të publikuara nga Guardia di Finanza në bilancin e saj vjetor.
Operacionet e GdF kundër drogës në 3 muajt e parë të vitit 2017, përputhen me totalin e operacioneve të të gjithë vitit 2016.
Këto sasi droge kanë mbërritur në rrugë detare dhe kanë pasur si pikë zbarkimi rajonin e Pulias, kryesisht në Bari.
Pulia mbetet pika kryesore e interesit për trafikun e drogës.











