Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme pranë Gjykatës në Elbasan.
Nga raportimet e para mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ai është D. K.
Mësohet se ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen autorit të mundshëm.












