Kufoma e Loni Isait, një 32 vjecar që kishte disa jave i zhdukur duket se ofron një histori dramatike të të riut para vdekjes. Ai u pa per here te fundit me 15 shkurt.
Në kufomë ekspertët e policisë kanë konstatuar një plagë që është e lokalizuar në shpinë.
Ndërkohë policia ka sekuestruar dy makina të viktimës njërën prej të cilëve Isai kishte deklaruar se e kishte të disa miqve italianë.

Lokali i bilardos ne pronesi te Isait
Loni Isai, 32 vjeç, pronar bilardoje në Vlorë banonte në fshatin Gjorm.
Identiteti u zbulua pas rezultateve të ADN-së.
Kufoma e 32-vjeçarit u gjet mëngjesin e 9 marsit nga peshkatarët e zonës. Ishte e paidentifikueshme dhe sipas Policisë, sepse kishte qëndruar në ujë për një kohë të gjatë.











