• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Nishani mund të kishte dhënë dorëheqjen, por Meta tani mund të nxjerrë vetë gështenjat me Xhafajn

admin by admin
21 March, 2017
in Politika
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Nishani mund të kishte dhënë dorëheqjen, por Meta tani mund të nxjerrë vetë gështenjat me Xhafajn
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
agron gjekmarkaj, vogel

Agron Gjekmarkaj

Nuk është sekret për askënd që mes Ilir Metës dhe Fatmir Xhafajt harliset prej motesh çdo ditë e më shumë një antipati me nuanca të forta armiqësie. Një zot e di ku janë ngulur rrënjët. Ajo gjatë ditëve të korrikut 2016, kur diskutohej reforma në drejtësi, nuk iu fsheh më publikut, por zbriti tek ai me detaje folklorike. Deri dje sytë ishin drejtuar nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ku shumëkush shpresonte që ai të mos e dekretonte propozimin e Kryeministrit për Xhafajn ministër të Brendshëm, sidomos ish-të persekutuarit politikë dhe të djathtët në përgjithësi, por po kaq edhe kreu i Kuvendit për arsye të pangjashme me të parët. Kështu, të gjithë të interesuarit do të merrnin frymë të lehtësuar.
Nishani kishte dy rrugë ose ta kalonte kandidaturën e Xhafajt siç bëri duke respektuar Kushtetutën, ose të dorëhiqej në respekt të mosdakordësisë etike që ai shfaqi në konferencën për shtyp. Zgjodhi rrugën formale që përcakton ligji themelor i shtetit dhe la në tentativë aktin moral, duke komentuar me fjalë gjendjen e vet shpirtërore në raport me faktin. Një kontradiktë mbeti pezull.
Personalisht do më kishte pëlqyer një gjest sublim nga ana e Presidentit për të sensibilizuar shoqërinë dhe opinionin ndërkombëtar për çka po ndodh në Shqipëri në raport me të kaluarën diktatoriale dhe për më tepër me të tashmen kaq të paqartë dhe në udhëkryq, kur qeveria kërcënon se do shkojë në zgjedhje pa opozitën ose me të si fasadë. Paqartësia në do i bënte më shumë një të mirë a të keqe vendit, mbetet gjithsesi.
Bujar Nishani zgjodhi korrektësinë kushtetuese dhe për këtë nuk mund të qortohet. Nuk mund të fajësohet kryetari i shtetit sot pse punonjësit e drejtësisë së regjimit të kaluar, të sigurimit të shtetit, të nomenklaturës janë në politikë në poste kyçe, duke vendosur për fatet tona. Ky është një turp i përbashkët. Një vdekje morale e përbashkët. Një kompromis makiavelist i partive politike shqiptare. PS ka lidhje ideologjike e afektive më të forta me këtë kategori, por edhe PD në shumë raste, sidomos në emërimet e saj në sistemin e drejtësisë, nuk iu shmang tentacionit për të zgjedhur nga ai brumë i mbrujtur me gjakun e çdokujt që i rezistoi tiranisë.
Gjatë mandatit 2009-2013, PD votoi në sferat e larta të drejtësisë disa syresh me votat e po këtyre deputetëve që i ka sot nën çadër. Vetëm njëri prej tyre, tanimë jo deputet, votoi kundër. E vërteta është një mastar që vlen për të gjithë e në çdo moment.
Emërimi i Xhafajt, këtij politikani, i cili edhe gjuhën shqipe e flet si breshëri mitralozi ndaj armikut të klasës, mund të merret si një provokim i Edi Ramës, i cili të bën të revizionosh disa qëndrime ndaj Saimir Tahirit, i cili së paku para 90-ës ishte fëmijë. Një provokim për të persekutuarit, për viktimat, për opozitën e pse jo edhe për Ilir Metën, i cili ka hisen e vet të investimit kundër Tahirit, por edhe konflikt të certifikuar me Xhafajn.
Mjerë ai popull që ka nevojë për një hero, shkruan Brehti në dramën e tij, duke i vënë këto fjalë në gojën e Galileo Galileut pas gjyqit. U duhet kujtuar të gjithëve se ky President ka punuar pothuaj prej katër vitesh nën agresion dhe shantazh të vazhdueshëm nga qeveria dhe instrumentet e saj të propagandës duke ruajtur dinjitetin dhe integritetin institucional e njerëzor. Me qëndrimet e tij jo pak herë militantët e majtë janë mërzitur. Mund të kishte jetuar më i qetë duke bërë pakt me Ramën, sesa duke u ndeshur çdo ditë me të. Ndaj Nishani nuk duhet fajësuar se Fatmir Xhafaj është Fatmir Xhafaj apo pse Edi Rama është Edi Rama.
Tani topi është në fushën e ndërtuar në rrugë të Opozitës dhe në portën e Ilir Metës për sa i përket anës institucionale, i cili ndonëse është përgjegjës për këtë qeverisje mbase jo sa Edi Rama po aty afër, ka disa muaj që sillet sikur është në opozitë. Ky është një paradoks made in Albania. Meta është në të drejtën e tij të rrijë në qeveri, të rikonfirmojë koalicionin me Ramën ose ta prishë atë, por nëse do kishte sadopak respekt për qytetarët, do të duhej ta bënte këtë me akte e jo me thashetheme aq sa zyrtarët e LSI-së përgënjeshtrojnë rregullisht në darkë atë që cicërojnë në mëngjes. Thonë që Meta është i mërzitur me Presidentin për Xhafajn. Mundet, por tani ka rastin t’i nxjerrë gështenjat me duart e veta dhe jo me firmën e Nishanit dhe as me qëndrimet deklarative të opozitës. Metës nuk ia kushtëzon votën Kushtetuta. Nëse nuk e do Xhafajn, le t’u thotë arsyet shqiptarëve ose nëse e do, le ta deklarojë dhe ta shënojë në cv duke votuar pro tij. Kështu do të kuptonim nëse Ilir Metës i ka mbetur gjallë ndonjë fabul. Kështu do të kishim rast të gjykonim përfundimisht nëse ky personazh politik teshtin nga kauzat dhe lumturohet nga taktikat! Pasi ta kuptojmë, nuk do jemi më të lumtur.
Në vitet ’80, drejtësinë e “proletariatit” e bënte Xhafaj djalosh, ndërsa tani në vitin 2017, ministri më i rëndësishëm bëhet përsëri Xhafaj i shtyrë pak në moshë. Bëje zot ëndërr, thoshte një i mjerë, teksa luani po i afrohej ta gëlltiste. Kjo është Shqipëria jonë, një vend të cilit po i kalbet shpirti, ku viktima merr arratinë dhe persekutori zë kryet e vendit. Një shoqëri që pranon Xhafajn për të treten herë ministër. T’i lutesh Zotit dhe të ikësh nga një vend i shndërruar në plantacion droge dhe fole e krimit, me gjasë nuk është kurrë vonë.

Previous Post

Klemend Balilit dhe 40 të afërmve të tij nën hetim pasuria

Next Post

VIDEO & RRUMPALLË/ Prona e familjes Balili fut në sherr ministrat e PS dhe LSI, në ndihmë thirren edhe autoblindat e policisë

admin

admin

Next Post
VIDEO & RRUMPALLË/ Prona e familjes Balili fut në sherr ministrat e PS dhe LSI, në ndihmë thirren edhe autoblindat e policisë

VIDEO & RRUMPALLË/ Prona e familjes Balili fut në sherr ministrat e PS dhe LSI, në ndihmë thirren edhe autoblindat e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.