Një kërkim në lidhje me të ardhurat e siguruara për partitë politike në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka nxjerrë si parti më të shëndetshme LSI-në.
Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD…
“Partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë.
Partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës”, shkruan pedagogu Afrim Krasniqi i cili edhe e ka realizuar kete kërkim.











