• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDI LESI/ Një muaj në çadrën e ëndrrave

admin by admin
20 March, 2017
in Politika
0
EDI LESI/ Një muaj në çadrën e ëndrrave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
edi lesi, vogel

Edi Lesi

Shqipëria sapo mbushi 31 ditë aspak të ngjashme me të tjerat.
Protesta në bulevard ia ka dalë të ndajë kohën në dy pjesë. Para dhe pas 18 shkurtit, dhe po ashtu në dy botë ndarë me një palë kangjella të pahijshme.
Në njërën anë kemi godinën hermetike, grilëulur, të paqeshur të qeverisë, ku ai që e mban veten si lider global po reduktohet çdo ditë në një shef të zakonshëm ekzekutivi që kalkulon orët, ditët, kartonët, aleancat, për të mbajtur frerët e pushtetit.
Mu përballë në shesh, në një çadër me stil spartan dhe një kaos të gëzueshëm, kemi një botë tjetër të çliruar nga ankthi, të lirë, që ka bojën e njeriut, ku secili që shkon e vjen ndihet i barabartë, sepse nuk ka kasta, hierarki, shefa të mëdhenj apo të vegjël.
Ajo është një çadër ëndrrash ku flitet për republikën e re, ashti i të cilës do të jetë qytetari.
Aty nuk ka hesape ku ndahen zonat, ku caktohen postet, vendosen doganierët, taksidarët e drejtorët.
Në ato stola që cijasin gozhdash të ndryshkura a prej peshës për të cilën nuk ishin prodhuar, ka dëshmitarë nga çdo anë e vendit që dëgjojnë herë Kim Mehmetin herë Mark Markun, Çupin e Gjekmarkajn, Lelën, Agim Hushin, Ardian Isufin, Shkullakun a Sonila Meçon, gazetarë, aktorë, tenorë, aktivistë, ka dëshmitarë që kalojnë një huti jo të vogël kur shfaqet i majti Dritan Hila, sakaq e marrin veten se e dinë pse janë aty dhe dëgjojnë me respekt, ngulen me nderim të posacëm për Edmond Tupen, hovin në këmbë kur merr mikrofonin Lulzim Basha, të gjithë një metër larg, pa foltore, pa frone, pa platforma, ashtu në shesh grumbulluar ditë-natë.
Pakkush kërkon të bjerë në sy, e të bëjë poza, apo të tregojë që është aty.
Çadra është zakon i njerëzve sot dhe çdo ditë takon dikë që se ke parë prej vitesh, çdo ditë njihesh me dikë për herë të parë.
Është një gjë e re, ngjitëse që i ka robtuar të gjithë.
I ngjan një mrekullie, por siç thotë Borges, mrekullitë kanë tagrin të vendosin rregullat e tyre.
Dhe ka një rregull aty, rregulli është se çadra vazhdon, nuk epet, derisa të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Po çfarë e bëri këtë protestë kaq të pazakontë që çdo ditë mbushet me energji e nuk sos, teksa vjetron gjithçka tjetër përreth saj, e bën të duket e dalë kohe.
Për herë të parë, kemi një manifestim, një qëndresë që nuk bëhet për rezultatin e zgjedhjeve, por për standardin, për procesin.
Shpesh opozitat kanë protestuar pasi KQZ ka shpallur numrat, kanë protestuar pse nuk erdhën në pushtet.
Kanë protestuar për të ruajtur karrigen e shefit.
Kjo e çadrës, nuk ngjan asnjë hije me to.
Zgjedhjet që po vijnë, sipas të gjithë rrethanave dhe përvojës së 4 viteve, nëse bëhen me kushtet e sotme, janë hiç më pak se një thertore. Ka një kujdestari kriminale për çdo qendër votimi, gjithë shteti në gjurmimin e votës, miliarda euro nga paratë e drogës që sigurisht do të hidhen për ata që i lejuan të mbjellin, korrin e transportojnë. Dhjetëra abuzime skandaloze me fondet, në çdo nivel të qeverisjes, një korrupsion që kërkon me çdo kusht mbrojtje, më e pakta, duke mbajtur pushtetin, korrupsion që mëton vijim po ashtu.
A mund të ketë një garë më të pabarabartë se kjo, kur ata që duhej të ishin garantët e qytetarit janë bërë kumbarë, miq kryekreje, me kriminelë me damkë, të fortë e trafikantë që sundojnë lagje e qytete.
A mund të ketë garë më të pabarabartë se kjo, kur opozita nuk ushtron plotësisht as të vetmin instrument që ka, fjalën.
Zgjedhjet në kushtet aktuale do të ishin vetëm një noterizimin i një katërvjeçari të ri me Ramën, pa dëgjuar zërin e qytetarit, pa e lënë atë të shprehet me votë.
Frenimi i këtij projekti është jo vetëm përgjegjësi e opozitës, po bash detyrë e saj. Opozita nuk e konkurron dot qeverinë me para, me krim, me mujsharë, me forca speciale, me media. Po sigurisht, e konkurron duke prodhuar politikë, ide, duke krijuar një bërthamë lirie e sovraniteti në atë shesh, që nëse nuk mbërrin në gjithë Shqipërinë, gjithë Shqipëria po mbërrin aty.
Dhe këtë garë mendimi e vizionesh, opozita e fitoi. Prej një muaji ajo i prin opinionit në vend dhe ka bërë për vete njerëzit, intelektualët, të rinj, burra e gra. E për shkak se kërkon standard europian, standard amerikan, në zgjedhje, çdo ditë e më shumë, europianë e amerikanë e mbështesin kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndaj dhe, nga 18 Shkurti, çadra ngjan me një kështjellë të lirë, ndërsa godina përballë me një çadër tinzare dhe pushtuese.

Previous Post

VIDEO/ Momenti i sulmit të xhihadisti ndaj oficeres në aeroportin e Parisit dhe vrasja e tij për 3 minuta

Next Post

LSI i përgjigjet Edi Ramës: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

admin

admin

Next Post
LSI i përgjigjet Edi Ramës: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

LSI i përgjigjet Edi Ramës: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.