• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherri midis 6 personave në Bathore, flasin dëshmitarët: Pamë tmerr me sy

admin by admin
19 March, 2017
in Kronika
0
Sherri midis 6 personave në Bathore, flasin dëshmitarët: Pamë tmerr me sy
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri nga vëllezërit që u plagos me armë zjarri pasditen e së premtes në Bathore nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në një spital privat ku u dërgua për ndërhyrje të specializuar, shkruan “Panorama”.

Viktima është Aleksandër Barlika, 35 vjeç, baba i tre fëmijëve të mitur, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja të premten në Tiranë. Ndërsa vëllai i tij, Altin Barlika, 38 vjeç, që po ashtu mbeti i plagosur gjatë përleshjes, është arrestuar dje në spital nga Policia e Tiranës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.
Disa minuta pasi ndodhi ngjarja pasditen e së premtes, Policia arrestoi një 16-vjeçar, Ledjan C., të dyshuar për plagosjen e dy vëllezërve. Ndërsa dje është vënë në pranga edhe babai i tij, Rasim Cani, 49 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim me të birin dhe plagosje të lehtë me dashje.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 16-vjeçarin Klaudio P., nipi i viktimës (djalin e motrës), për plagosje të lehtë dhe moskallëzim krimi. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy armë zjarri, një pistoletë “TT”, me një krehër me 8 fishekë dhe një armë gjahu, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

KONFLIKTI

Konflikti mes dy familjeve, që përfundoi me një të vrarë, një të plagosur dhe katër të arrestuar, ka nisur paraditen e së premtes mes dy adoleshentëve, Ledjan C. dhe Klaudoi P.. Dy 16-vjeçarët, të dy banues në Bathore, dhe që janë nxënës në të njëjtën shkollë në Kamzë, ishin konfliktuar për motive banale, që kishin nisur me fyerje të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit.
Por, duke mos e mbyllur me kaq sherrin e lindur mes tyre, adoleshentët kanë futur në konflikt edhe familjarët. Klaudio ka shkuar te dy dajat e tij, Aleksandër dhe Altin Barlika, ndërsa Ledjani i ka thënë të atit dhe vëllait të tij të madh. Në kohën që Klaudoi po bisedonte në lokalin e dajës së tij, Aleksandrit, aty ka mbërritur shoku i tij i shkollës, i shoqëruar nga babai dhe vëllai.

Policia tha se të dyja palët kanë qenë të armatosur. Ata të familjes Cani, me origjinë nga Dibra, kishin marrë me vetë një çifte, ndërsa dy vëllezërit Barlika nga Mati, kishin një pistoletë “TT”. Por fillimisht, sipas Policisë, mes 6 personave ka pasur një përplasje fizike, në lokalin që ndodhet në lagjen nr.1 të Bathores.
Më pas, të dy palët kanë nxjerrë armët. Por gjatë përplasjes është shkrepur vetëm njëra armë, çiftja që Ledjani ia ka marrë nga dora të atit, duke qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Policia tha dje se Altin Barlika, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë nga brezi pistoletën, por nuk ka arritur ta shkrepë, pasi ka mbetur i plagosur.

AUTORI

Patrullat e Komisariatit nr.5 kanë arritur të ndalojnë 16-vjeçarin Lejdan C., teksa po largohej në këmbë në drejtim të shtëpisë, në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Menjëherë sapo është përballur me forcat e rendit, adoleshenti ka pranuar autorësinë, duke u shprehur se kishte qëlluar ndaj vëllezërve në shenjë hakmarrjeje.
Megjithatë, ai ka tentuar që të mos e përfshijë në ngjarje babanë e tij, duke marrë vetë përgjegjësinë e krimit. Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Komisariatit, adoleshenti është shprehur se disa orë para ngjarjes, dy vëllezërit e kishin vënë në lojë, e kishin tallur, fyer, madje njëri prej tyre e kishte qëlluar me shpullë. Sipas tij, kjo kishte ndodhur pasi ai ishte konfliktuar me nipin e tyre, me të cilin është në të njëjtën shkollë.

Dëshmitarët

Sherri mes 6 personave që u mbyll tragjikisht me vdekjen e njërit prej vëllezërve të plagosur pasditen e së premtes, është parë nga dhjetëra dëshmitarë, kalimtarë e klientë në lokalin e viktimës. Shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shoqëruar disa prej dëshmitarëve, për të marrë deklarimet e tyre, në mënyrë që të zbuloheshin rrethanat dhe autorët e përfshirë në konflikt.
Dëshmitë e tyre çuan në zbulimin e personave të tjerë që u përfshinë në ngjarje, pasi deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia kishte vetëm një të arrestuar, i cili nuk tregonte asnjë emër tjetër, duke marrë vetë gjithë përgjegjësinë. Por dëshmitarët deklaruan në Polici se në konflikt kishin marrë pjesë disa persona dhe sherri kishte qenë shumë i dhunshëm. Sipas tyre, palët ishin përleshur fizikisht, duke qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta, çfarë gjenin në tokë dhe në lokal.
Por në momentin që kanë parë armët, dëshmitarët kanë pohuar se kanë ikur me vrap dhe kanë lajmëruar policinë. Ata nuk kanë arritur të shpjegojnë para oficerëve të Policisë se kush mund të kishte qëlluar me armë nga personat që po ziheshin, pasi sipas tyre nuk kanë qenë prezentë në momentin që janë shkrepur. Megjithatë, kanë pohuar se të dyja palët kanë qenë të armatosura.

Previous Post

Rrëfimi, zviceriania mëson origjinën shqiptare dhe tregon sesi u adoptua

Next Post

TELNIS SKUQI/ Nuk është turp të falësh nënën

admin

admin

Next Post
TELNIS SKUQI/ Nuk është turp të falësh nënën

TELNIS SKUQI/ Nuk është turp të falësh nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.