Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës, kanë arrestuar në flagrancë dje,
– Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi.
– Mirald Meça, 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë
Shtetasit e sipër përmendur janë konstatuar në aksin rrugorë Vorë – Rinas, në automjetin tip “Audi”, ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri pistoletë TT, me 7 fishekë
– Një armë zjarri pistoletë Grand Power, me 15 fishekë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.











