Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi për qëndrimin e Presidentit Bujar Nishani, i cili deklaroi se do të firmoste dekretin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm.
Basha deklaroi se se Nishani, veproi “në lartësinë e tij kushtetuese”. Vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presindentit, u shpreh kryedemokrati nga çadra e protestës. Por Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën. Për Bashën, ky dialog duhet të ketë vetëm një qëllim, qeverisjen teknike.












