• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Rama – Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen

admin by admin
19 March, 2017
in Politika
0
ASTRIT PATOZI/ Rama – Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
astrit patozi, vogel

Astrit Patozi

Tani nuk po shfaqen nervozë vetëm ushtarët e palëve ndërluftuese, shumica e të cilëve veprojnë me telekomandë. Zakonisht janë më të ashpër ditën, që shefat e tyre konsumojnë takimin e radhës, për të treguar edhe një herë se asgjë nuk është ashtu siç duket. Por edhe të tjerë, më të pa ekspozuar, që nuk i kanë zhytur duart drejtpërdrejt në mocalin e politikës, të cilët nuk po e fshehin lodhjen nga telenovela e neveritshme Rama – Meta.
Ka një habi gati kombëtare se si ka mundësi që të vazhdojë të quhet koalicion bashkimi aritmetik i dy grupeve, në luftë të hapur me njëri-tjetrin, të cilët prej dy vjetësh nuk po humbin asnjë rast pa e treguar se janë në konflikt. Përgjigjen mos e kërkoni tek ligjësitë e politikës, por tek ato të mafies. Nëse do të ishte politikë, maksimumi i mbijetesës së koalicionit famëkeq të 1 prillit do të ishte korriku i vitit 2015, dita kur Ilir Meta mori dyfekun dhe doli maleve të Skraparit për të goditur aleatin e vet, i cili, sipas tij, e kishte prerë në besë.
Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë naivë që kanë mbajtur frymën dhe pastaj janë gdhirë të çliruar sa herë që dy “vëllezërit” armiq kanë bërë edhe diellin edhe shiun, duke luajtur me humorin e majtistëve, të cilët mund të kenë qenë të gatshëm të mos kërkonin as bukë dhe as ujë, vetëm që Rama dhe Meta të shkonin mirë me njëri-tjetrin. Që do të thotë se të dy kanë zvarritur Shqipërinë për gati dy vjet në honet më të thella të keqqeverisjes, përgjegjësi që nuk e kanë pranuar dhe mbajtur asnjë ditë dhe për të cilën jam i sigurt se shumë shpejt do të tregojnë me gisht sho-shoqin.
Ka plot zëra sot që e lidhin këtë mungesë lirie për t’u divorcuar me makinën llogaritëse të Edi Ramës për zgjedhjet e 18 qershorit, apo me këstet e fundit që ka për të tërhequr Ilir Meta, deri në ditën e fundit të qeverisë së rivalit të vet, por këto nuk e shpjegojnë dot të gjithë ekuacionin.
Më gjeni vetëm një arsye politike se përse edhe sot që po flasim Partia Socialiste dhe LSI votojnë njësoj në parlament dhe mbështesin formalisht një qeveri të përbashkët, dhe unë jam gati të tërhiqem dhe të kërkoj ndjesë publikisht. Por jam i bindur se një e tillë nuk ekziston, ndaj edhe i qëndroj fort pikëpamjes sime.
Vetëm bosët e organizatave kriminale e kanë më lehtë të vriten me njëri-tjetrin, sesa të ndahen, pasi kanë pranuar fillimisht të bashkëpunojnë. Sepse kështu përfundojnë gjithmonë marrëveshjet mafioze, ndaj mos prisni më kot që dikush prej tyre të bëhet burrë e ta presë nyjën gordiane, që po mban prej katër vjetësh peng Shqipërinë. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë fuqi as të ndahen, sepse u kanë ngecur në fyt halat e ngjalave të një përbetimi klasik kundër popullit të vet, që u ngjiz në atë darkën e famshme, këtu e katër vjet të shkuara.
Lufta e tyre për territor brenda një qeverisje të kriminalizuar ka qenë një kosto shtesë mbi shpinën e kërrusur të Shqipërisë në këto kohëra të vështira. E cila i është shtuar faturës së kripur të një qeverisje të papërgjegjshme, të zhytur në korrupsion, lidhje me krimin, arrogancë dhe arbitraritet. Ndaj ata duhet të përgjigjen, jo vetëm për ato që kanë bërë, por edhe për atë që nuk kanë bërë në këto 4 vjet. Duke nisur nga mungesa e lirisë për t’u ndarë, ligjësi tipike kjo, jo e partive politike, por e organizatave mafioze.

Previous Post

BATUTA NË TAKIMIN E LSI/ Vlorës i sos durimi, madje në qytet nuk kanë ngelur më as persona me emrin Durim

Next Post

FOTO SKANDAL/ Mbi 15 punëtorë në punë sot për gjelbërimin e sarajeve të Edi Ramës

admin

admin

Next Post
FOTO SKANDAL/ Mbi 15 punëtorë në punë sot për gjelbërimin e sarajeve të Edi Ramës

FOTO SKANDAL/ Mbi 15 punëtorë në punë sot për gjelbërimin e sarajeve të Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.