• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sipas Ramës, Xhafaj i doli para së keqes, torturoi 2 “kriminelë” të ardhshëm!

admin by admin
18 March, 2017
in Politika
0
Sipas Ramës, Xhafaj i doli para së keqes, torturoi 2 “kriminelë” të ardhshëm!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe Kryeministri Rama është përfshirë sot në sulmet ndaj dy dëshmitarëve kundër Fatmir Xhafës për kohën kur ai ka qenë hetues në Krujë në kohën e dikaturës.

Dy dëshmitarët kanë treguar torturat që hoqën prej tij para vitit 1990, tortura që i janë bashkangjitur akuzave politike për ta. Në atë kohë njeri prej tyre Xhavit Seferi ka qenë në atë kohë 16 vjec dhe Valbona Maloku

Por disa media kanë publikuar sot jetëshkrimin e tyre duke i përfshirë ata në disa akte kriminale disa prej të cilave edhe janë gjykuar dhe të tjera janë thjesht shënime të oficerëve të lagjes apo ndonjë informatori të shërbimit policor apo sekret. Dosjet janë botuar pa referenca cfarë hedh dyshim të madh mbi vërtetësinë e tyre.

Edhe Kryeministri e gjen justitifikimin e emërimit të Xhafës pikërisht në këto informacione që kanë dalë një javë pasi ai ka propozuar Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm.”Lexo investigimin që ta tregon se kush janë heronjtë e cadrës, sepse po nuk lexove nuk di as të shkruash shqip pastaj bëhesh edhe papagall i cadrës” i është përgjigjur Kryeministri një qytetari që e ka pyetur se pse bëri Xhafën ministër.

xhafaj postimi rama

Edhe nëse Xhaviti dhe Valbona janë bërë kriminelë të mëdhenj pas vitit 1990, kjo nuk ka lidhje fare me torturat që kanë hequr ata më herët. As njëri, as tjetri nuk kanë qenë të inkriminuar kur u torturuan politikisht nga ministri Xhafa. Dosja e tyre e mëvonshme nuk shkarkon fajin e ministrit, për të cilin ata që publikuan dosjen e dëshmitarëve duhet të kenë menduar se i doli përpara të keqes, torturoi ca persona që do të bëheshin kriminelë pas dhjetë viteve.

Dëshmia e tyre dhe veprimi kriminal i Xhafës kanë ndodhur shumë më herët. E vetmja gjë që mund të thuhet në këtë rast është se rrahja dhe tortura e Xhafës ka ndikuar përgjithmonë në personalitetin e tyre. Ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq edhe për vijimësinë e vështirë të jetës së tyre pas ndëshkimeve fizike të hetuesit.

Veprimet e tyre nuk implikojnë fare dëshminë dhe as ngjarjet që ndodhen në zyrën e hetuesit të diktaturës se nuk ndodh që një ngjarje e mëvonshme të ndikojë një ngjarje që ka ndodhur shumë më parë.

Prandaj frymëzimi i Ramës pas publikimit pa referenca të Endri Fugës në dy tre gazeta apo portale nuk zhbën hetuesin nga akti kriminal, por ia lë në dorë Ramës të ndajë ministrin e tij nga hetuesi duke fshirë emrin e Xhafës nga lista e ministrave. Droni.al

Dosja policore e publikuar nga mediat pa referencë për Xhavit Seferin dhe Valbona Malokun:

Xhavit Seferi ka lindur në 18 korrik 1969 në fshatin Cudhi Kamit, Krujë.

Në vitin 2003 ka ndryshuar mbiemrin nga Kani në Seferi, edhe pse në Krujë njihet edhe me mbiemrin Koni.

Në 19 shkurt 2009, Xhaviti është arrestuar në flagrancë, pasi ka shkaktuar aksident automobilistik duke plagosur dy persona, ndërkohë që dy muaj më vonë është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar me jetë një polic rrugor gjatë një tjetri aksidenti me pasoja.

Në 20 maj 2010, Xhavit Koni është dënuar në Maqedoni nga Gjykata e Shkupit me arrest në burg për 15 vjet, pasi akuzohet për trafikim të qënieve njerëzore, si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Në 15 nëntor 2011, është shpallur në kërkim për plagosje me thikë të kushëririt të tij, Fatbardh Kani, dhe vetëm një vit më vonë, kushëriri ka marr hak duke tentuar ta vrasë me armë zjarri në një atentat në mbikalimin e autostradës së Fushë Krujës.

Valbona Maloku ka lindur në 20 shkurt 1968, gjithashtu në Fushë Krujë.

Që prej vitit 1990, Valbona, së bashku me bashkëshortin dhe dy vëllezërit, janë larguar nga Shqipëria, duke hyrë në Ambasadën gjermane.

Bashkëshorti i Valbonës është vrarë në Shqipëri në vitin 1999 nga Robert Preni, ndërkohë që hakmarrja e Valbonës mendohet të ketë ardhur vetëm 3 vjet më vonë, duke vrarë vëllain e Robertit, Antonin.

Ajo cka e bën edhe më të frikshme historinë e Valbonës, është se ajo dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen edhe të një prej vëllezërve të saj, Arben Duka, për të cilin tani derdh lot krokodili.

Ndonëse të dhënat flasin vetë, është e qartë se personat që sot hedhin baltë mbi Fatmir Xhafaj, janë njerëz që fillimisht duhet të përgjigjen para drejtësisë për vrasjet, vjedhjet dhe krimet që kanë kryer jo larg në kohë, por gjatë 20 viteve të fundit.

Previous Post

FOTO/Kush është viktima e Bathores, detaje të reja për vrasjen

Next Post

Lindita Nikolla: E dashur Monika, të mos cënojmë arritjet tona

admin

admin

Next Post
Lindita Nikolla: E dashur Monika, të mos cënojmë arritjet tona

Lindita Nikolla: E dashur Monika, të mos cënojmë arritjet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.