Një person është qëlluar me armë nga policia franceze pasi po përpiqej t’i merrte armën një oficeri të aeroportit Orly në Paris, bëjnë të ditur zyrtarët, raporton BBC.
Një pjesë e aeroportit është evakuar dhe pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni pasi dëshmitarët dëgjuan të shtënat.
Operacioni i sigurise po vijon në aeroport ku ndodhen ekspertët e çmontimit të bombave.
Muajin e fundit një tjetër inicident ndodhi në Paris, kur një person qëlloi me thikë një ushtar në muzeun e Luvrit para se të qëllohet dhe të plagoset.











