Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e protestës duke kërkuar edhe njëherë që Kryeministri të tërheqë emrin e Xhfaës për ministër.
Sipas tij, ky është një akt lufte, jo për opozitën, por për Shqipërinë.
“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.
“Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, paralajmëroi kreu i PD-së. Ai tha se akuza e opozitës është një kauzë amerikane.
Basha u beri thirrje edhe disa zyrtareve te larte te BE-se qe te hapin syte dhe te mos dezinfirmohen nga gojet e liga qe paguhen me parate e narkotrafikut.
Basha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se “raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se korrupsioni është galopant. Shkaktarët duhet ti venë gishtin kokës”.











