Gjatë shpërndarjes së legalizimeve falas me qytetarët e Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me ta.
Njëri prej tyre pasi mori lejen e legalizimit i bëri një pyetje provokuese kreut të qeverisë.
Qytetari: Ti, pse djersitesh kur sheh Salën?
Rama: Kush, unë?
Qytetari: Po, ti atje në parlament..
Rama: Se jam burrë i mirë prandaj
Me këto fjalë kryeministri, i cili “djersiti sërish”, e përcolli qytetarin pasi i dha lejen e legalizimit.











