• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

5 MILIONË/Qeveria, miliona EURO para zgjedhjeve për televizionet

admin by admin
16 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
5 MILIONË/Qeveria, miliona EURO para zgjedhjeve për televizionet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një projektligj i dorëzuar në Kuvend parashikon vënien e një fondi më të madh se 5 milionë euro në dispozicion të mediave audiovizive me qëllimin e kompensimit të kostove të tyre për kalimin në transmetimet numerike.

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një fond që i tejkalon 5 milionë euro. Një projektligj i propozuar nga ministria e Financave dhe ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, i depozituar në Kuvend më 13 mars 2017 parashikon kompensimin e pjesshëm të kostove shtesë për investimet në teknologji që shoqëruan kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike.

Sipas projektligjit, 1/5 e fondit do t’u vihet në dispozicion operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë, të cilët duhet të paguajnë një tarifë për të transmetuar në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera të licensuara numerike.

2/5 e fondit parashikohet të mbulojë investimet e shkuara dëm të operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike dhe po kaq pritet të përfitohet nga operatorët privatë historikë kombëtarë-Top Channel dhe TV Klan.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive, 70 operatorë lokalë dhe rajonalë pritet të përfitojnë nga fondi i vënë në dispozicion për të mbuluar një pjesë të kostove të tyre për transmetimin në rrjetet numerike.

Ndërkohë, operatorët me eksperiencë në platformat numerike, të cilat pritet të kenë akses në kompensim, sipas të dhënave të AMA janë Vizion +, Digitalb, Tring, Supersport dhe Alsat.

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend dhe relacionin shoqërues thuhet se ky vendim nuk do të shkaktojë kosto për buxhetin e vitit 2017, pasi do të mbulohet nga dhënia e të drejtave të përdorimit të frekuencave të Dividentit Numerik 1 për kompanitë celulare. Aktualisht, Dividenti Numerik 1 vazhdon të jetë i zaptuar nga operatorët që transmetojnë në analog.

Qeveria parashikon që AKEP të sigurojë rreth 80 milionë euro të ardhura nga dhënia e frekuencave të Dividentit Numerik 1 dhe 10 për qind e këtij fondi do t’u kthehet mbrapsht operatorëve televizivë.

“Ky ligj ka për qëllim të krijojë kushtet për lirimin e Dividentit Numerik 1, që përdoret aktualisht për transmetime audiovizive, dhe vënien e frekuencave të tij në përdorim të rrjeteve të komunikimeve të lëvizshme, sipas legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike dhe mediat audiovizive,” thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend.

Projektligji i jep të drejtën Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA të administrojë fondet e kompensimit financiar për mediat audiovizive. Ai përcakton gjithashtu se subjektet që kanë ndërprerë aktivitetin, ato që nuk afektohen nga kalimi i transmetimeve nga analoge në numerike dhe subjektet që kanë detyrime ndaj AMA-s të përjashtohen nga e drejta e kompensimit financiar.

I nisur prej qershorit 2012 si një kusht i Bashkimit Europian, procesi i dixhitalizimit në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të shumta, akuza për favorizime dhe procese të vazhdueshme gjyqësore.Përgjatë kësaj kohe, AMA çeli dy herë procedurën për shpërndarjen e pesë licensave numerike kombëtare, por dështoi t’i përmbyllte ato.

Në mars 2016, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi t’u japë tre prej licensave subjekteve “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Digit-Alb”. Më pas, AMA i dha licensën e katërt operatorit Vizion Plus dhe më 27 janar 2017 shpërndau edhe licensën e fundit për kompaninë ADTN, e cila zotërohet gjithashtu 100 % nga Digit-Alb./Birn

Previous Post

Kuvendi anulon vendimin për Vettingun por sërish është jashtë ligjit

Next Post

32 TON/ Droga nga Shqipëria është dyfishuar

admin

admin

Next Post
32 TON/ Droga nga Shqipëria është dyfishuar

32 TON/ Droga nga Shqipëria është dyfishuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.