• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Pakti misterioz me Ramën, Basha do kishte pasoja të tmerrshme nëse…

admin by admin
15 March, 2017
in Politika
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Pakti misterioz me Ramën, Basha do kishte pasoja të tmerrshme nëse…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
agron gjekmarkaj, vogel

Agron Gjekmarkaj

Prej disa kohësh lajmet që lindin brenda maxhorancës edhe kur sjellin risi, përcillen pa seriozitet. Arroganca e Kryeministrit pat bërë bujë për shumë muaj, por teksa përsëritej çdo ditë si refren monoton e banal, dukej sikur e kishte humbur statusin e lajmit falë topitjes së shoqërisë. Duhej të ndodhte diçka që cikli të hynte në kriza dhe shoqëria të gjente një kanal reagimi. Qysh aso dite Kryeministri që fluturon nga Tamara në Konispol dhe më pas si spajdermen vjen në Tiranë për të gëzuar Erion Velinë, shfaqet i trazuar sikur vuan një sinjozit kronik.
Prej disa javësh protagonist i ngjarjeve nuk është më as Ilir Meta me shantazhet e vogla dhe të përditshme që bën e pëson Rama. Madje as ligjëratat simpatike e plot ojna mbushur me helm të Blushit nuk trokasin më në zonën e habisë. Qysh më 18 shkurt, lajmet politike në vend po i prodhon çadra dhe Lulzim Basha, një binom ky që ka zgjuar interes përtej çdo pritshmërie me kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme. Me të drejtë të hënën, Mark Marku shkruante se pikërisht kjo “çadër” tronditi kupolën mafioze të pushtetit.
Shkarkimi i Saimir Tahirit, “kampionit” të Qeverisë, siç tha shefi i tij, ose i kanabizimit të Shqipërisë, siç mund të themi ne të tjerët, shkarkimi i Ilir Beqes, kampionit të peshave të rënda në koncesione përzier me atë të Bledi Çuçit, që kishte detyrë dhe rëndësi sa për të tundur derën, si dhe largimi fyes për Blendi Klosin, një ministër ky aspak irritues në ekipin e mujsharëve, nxori në pah hallin e një njeriu të vetëm e në panik, si dhe ekspozoi fuqinë që e shkaktoi. Gjithësa u shoqërua me të vërteta, gjysmë të vërteta dhe siç e do tradita me shumë gënjeshtra dhe manipulim. Nuk munguan as rënkimet e vërshëllimat e gëzimit të një vendi tejet të polarizuar.
Rama gjendet mes një labirinthi ku çdo dalje prej tij e rras në një tjetër më të komplikuar, çdo llogari e nxjerr keq, çdo lëvizje i shkakton kosto. Të vetët i ka në kaos dhe ziejnë si koshere bletësh që nuk i pyet as për osh, as për balosh. Kjo historia e fundit me shkarkimin e ministrave e nxori atë të dobët para mbështetësve dhe kundërshtarëve dhe mish për topin e ngrehur të aleatit të tij Meta, i cili në një ditë nxjerr Gjoshën dhe Panaritin për të kërkuar karrigen e Kryeministrit, pastaj Vasilin për t’i thënë se për disa ditë nuk do jem, po kur të kthehem, llafosemi.
Ky dorëzim kushedi sa i ka brengosur militantët, të cilët përdëlleheshin në krenari të ndezur teksa Rama rrethuar me truproja kullandrisej ndanë çadrës së protestës në vaktin e drekës. Shumë nga ata që thoshin “bravo i qoftë djalit tënë”, duken të pezmatuar dhe të shkrehur. Pasi nuk bindi askënd, zhurmnaja se ndërkombëtaret dhe më pas Meta i punuan qindin Edi Ramës në Tiranë me thirrjen “ja lësho Tahirin, ja të bëmë gjëmën”, ia behu me stil rokoko haberi se Rama dhe Basha kanë bërë një pakt.
Me logjikë një pohim kë- sisoj tenton t’i shpëtojë ryben e nëpërkëmbur Ramës dhe njëkohësisht të hedhë ujë mbi entuziazmin opozitar të përflakur së fundi nga ndodhitë. Në politiken tonë gjithçka ndodh dhe për këtë gjenden sa hap e mbyll sytë justifikime. Por një pakt Rama-Basha në këtë moment duket i palogjikë. Vërtet mund t’i interesojë Ramës, po për Bashën do të ishte vetëvrasje politike.
Basha dhe Rama në këtë moment ngjajnë si dy boksierë në ring dhe në fakt Kryeministri ndodhet në qoshe “i përgjakur”, pa asnjë shans për të kundërsulmuar. Ai merr goditje të merituara nga të gjitha anët. Nga protesta e opozitës, nga aleati dhe aleatët, nga ndërkombëtaret siç e pohoi dhe vetë me propozimin për “të hedhur valle në gojë të ujkut”. Rama pas një politike agresive përjashtimi të opozitës, korrupsionit masiv që karakterizoi administrimin e tij, dallkaukizimit të hierarkisë politike e shtetërore, kanabizimit unik të territorit dhe favorizimit të elementit kriminal në politikë dhe jashtë saj, rrezikon ta çojë sistemin dhe shtetin në faliment me datën 18 qershor.
Opozita ka deklaruar se në këto kushte në Shqipëri nuk ka zgjedhje, një kauzë kjo që po fiton mbështetje trasversale. Kjo është deklarata më e ndershme që ajo ka bërë. Të hënën në çadër foli Dritan Hila, një person publik me integritet, ish-zëvendës ministër në qeverinë e Edi Ramës, i cili nuk kaloi ylberin për t’u bërë i djathtë nga i majtë që është, por kapërceu mbi tabutë që ngrihen për të pranuar farsat dhe fasadat si të vërteta. Basha me këtë protestë i ka maksimalizuar kredencialet e veta politike.
Ai ka gjetur kodin e ri të komunikimit me shoqërinë dhe anëtarësinë. Dhe shoqërinë duke e çliruar nga kodi i heshtjes, si dhe duke u imponuar nëpërmjet një proteste të drejtë e të shndërruar në kauzë qytetare. Gjithashtu, ai ka kompaktësuar partinë e tij, duke relativizuar kundërshtitë e brendshme dhe duke marrë mbi vete vëmendjen e duhur si zë qendror e vendimmarrës. Përse do duhej të bënte pakt me Ramën në një situatë të tillë? Pasojat për të do të ishin të tmerrshme në rrafshin e imazhit në raport me opinionin publik, por edhe brenda radhëve të veta ku ndokush do t’i hakërrehej “hëëë ti je njeriu i Ramës në PD….i shitur…” e pafund nga këto batare brenda llojit, kur sytë të xixëllojnë nga karrigia që do të marrësh e më shumë nga ajo që mund të humbësh, pikërisht në këtë moment kur tmerri ka bujtë në zyrën e Ramës si nipi te dajat. Nga çadra, Basha e ka sfumuar propagandën e pushtetit.
Aktivitetet e qeverisë janë të zbehta në raport me kumtin e përnatshëm që del prej ngrehinës në mes të bulevardit. Paktit të presupozuar i ndërtohet edhe një kontekst, qerasur me detaje, të cilat vihen për të bindur. Tipologjia që ka krijuar Kryeministri në komunikim, në udhëtim, në drekim me të kamur në mënyrë të dyshimtë apo me të fortë i ndihmon fantazitë krijuese. A mund ta imagjinonte dikush Sali Berishën paraardhësin e Ramës në këndvështrimin intelektual të udhëtonte me kategori kësisoj, të bisedonte për qejf me ta për orë e orë…si zor ndoshta, askush, madje as ata që i hakërrehen nëpër studio me emfaze e shkumbëzim.
Basha qëkur ka marrë në dorë drejtimin e PD, është në ditët e veta më të mira, ndërsa Rama që kur është bërë Kryeministër në ditët e veta më të këqija. Çdo pakt mes tyre do të favorizonte Ramën. Vështirë të besohet që Lulzim Basha në momentin që nga Kryetar po shndërrohet në lider, të braktisë gjithçka për t’u bërë vasal. Duket e pamundur. Tahiri dhe Beqja nuk ishin dhe nuk duhet të jenë kusht për të hyrë në zgjedhje. Ata pa Ramën nuk bënë asgjë dhe nuk do të vlenin asgjë. Rama është kushti dhe duhet të mbetet kushti. Retorika që e sheh këtë sukses të pjesshëm si fitore përfundimtare, devijon qëllimin e protestës dhe thjesht qep si rrobaqepës i stërvitur rrobat e dorëzimit.
Por me sa duket, misteri i këtij pakti me gjasë ka veguar në zyrën e Endri Fugës, personit që më shumë po bëhet i njohur si nipi i Artan Fugës, filozofit të Sorbonës, që po mbështet kauzën e zgjedhjeve të lira si pakkush tjetër, sesa si menaxheri i agjitpropit të “rilindjes”. Fati ndihmon guximtarët, thoshte motit Virgjili, ndaj i kujtojmë Bashës që ta lexojë përsëri këto ditë me nge, duke i kushtuar atij atë kohë që mund t’i kërkojë ndokush për t’i shpjeguar rëndësinë e një pakti me Ramën apo t’i ngjallë dhembshuri për fisnikërinë që tregoi duke i dërguar në sini kokat e Tahirit e të Beqes. Një ditë Tahiri dhe Beqja mund të harrohen, por zgjedhjet e komisionuara nga të fortët dhe paratë e drogës nuk harrohen kurrë.

Previous Post

Rodos, fshehu 10 kg kanabis në mobiliet e shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Next Post

De Biazi trondit kombëtaren para ndeshjes me Italinë

admin

admin

Next Post
De Biazi trondit kombëtaren para ndeshjes me Italinë

De Biazi trondit kombëtaren para ndeshjes me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.