• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Masakra në Durrës, nëna e 17-vjeçarit mes lotësh: Mos e lironi vrasësin!

admin by admin
14 March, 2017
in Kronika
0
FOTO/ Masakra në Durrës, nëna e 17-vjeçarit mes lotësh: Mos e lironi vrasësin!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktima, Ani Curri

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen e një vrasjeje të trefishtë, ku autori i dënuar me burg të përjetshëm këmbëngul në pafajësinë e tij. Arjan Çelaj, nga Vlora, është dënuar si autor i masakrës së ndodhur më 27 janar të vitit 2010, ku mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës.
Çelaj ekzekutoi me breshëri automatike shtetasit Luan Curri, nipin e tij 17-vjeçar, Ani Curri, dhe Edmond Shemsin. Pavarësisht se çështja është gjykuar në të gjitha shkallët, autori tashmë 42-vjeçar pretendon pafajësinë, duke kërkuar rishqyrtim të akteve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me një tjetër trup gjykues.
Pak ditë më parë u zhvillua seanca e dytë gjyqësore, ndërsa vendimi pritet të merret, pasi organi i akuzës të paraqesë edhe disa prova të reja që vërtetojnë se autori i masakrës është Arjan Çelaj.
Në seancën e djeshme ishin të pranishëm familjarë dhe të afërm të viktimave, të cilët kërkuan të lihet në fuqi burgimi i përjetshëm për autorin. Nëna e 17-vjeçarit Ani Curri shprehet se një vendim i ndryshëm nga ai i dhënë më parë do të jetë një vrasje e dytë për të dhe familjen e saj.

Znj. Mynyre, është rikthyer për gjykim dosja me vrasjen e trefishtë, ku një prej viktimave është djali juaj 17 vjeç. Autori këmbëngul në pafajësi, ju si familjare si e gjykoni?
Kjo çështje po na rihap plagët, të cilat, edhe pse kanë kaluar shtatë vjet e një muaj, nuk janë mbyllur ende. Ne si familjarë nuk jemi dakord të rishqyrtohet çështja, megjithatë këtë nuk e vendosim ne, por Gjykata. Në të gjitha shkallët e gjyqësorit, gjykatat kanë vendosur ta dënojnë autorin me burgim të përjetshëm dhe deri në njëfarë pike për ne si familjarë ishte justifikim, edhe pse djalin tim vetëm 17-vjeçar nuk e kthen më në jetë.

Ju si familjare çfarë kërkoni?
Ne kërkojmë të qëndrojë në fuqi vendimi “burgim i përjetshëm” për autorin. Kërkojmë të mos merret parasysh kërkesa për ulje të dënimit. Asgjë tjetër nuk kërkojmë, vetëm drejtësi. Të vihet drejtësia në vend dhe autori të vuajë dënimin e merituar për krimin, pasi vrau tre persona të pafajshëm.

Çfarë mbani mend nga ajo natë, kur ndodhi krimi i trefishtë?
Gjithçka. Nuk mund ta fshij dot nga memoria atë natë të zezë, edhe pse kanë kaluar shtatë vite, një muaj e dhjetë ditë. I numëroj ditët me radhë, një nga një. Atë natë, djali (Ani Curri) doli nga shtëpia dhe shkoi te lokali i xhaxhait të tij, që ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë. Unë me bashkëshortin ndodheshim në shtëpi, vetëm kur dëgjuam breshërinë e armës. Dil i thashë tim shoqi, se përjashta u bë nami. Ndërkohë që im shoq po dilte nga shtëpia për të shkuar te lokali, unë dola në ballkon dhe pashë vrasësit që po largoheshin me motor.

E identifikuat vrasësin, ishte i maskuar?
Njërin prej tyre po, atë që qëlloi. Ai kishte armën në krahun e djathtë dhe ishte pa maskë, ndërsa ai që po e priste përjashta kishte skafandër në kokë dhe nuk arrita ta dalloja. “Çfarë më bëre?”, i thashë. Ai më vështroi një herë me sy dhe u larguan. Motorin e pashë edhe gjatë paradites, teksa vinte vërdallë aty në lagje. Rreth orës 11:00, një person me atë motorin erdhi tri-katër herë vërdallë dhe shikonte nga lokali, por menduam se kërkonte ndonjë shokun e vet.

Arjan Çelaj, i cili është dënuar për ngjarjen, nuk e ka pranuar asnjëherë krimin…
Ai mund të thotë çfarë të dojë, por përveç provave të pakundërshtueshme të grumbulluara nga policia dhe prokuroria, atë e pashë me sytë e mi dhe fytyrën e tij nuk do ta harroj sa të kem jetë. Ai është autori i vrasjeve. Ai më mori dritën e syve dhe uroj me gjithë shpirt të mos dalë më nga burgu sa të jetë gjallë. Ai meriton ekzekutimin, por ne ia kemi lënë drejtësisë në dorë dhe shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Është e vetmja mënyrë për të gjetur pak qetësi, megjithëse kjo është e pamundur, pasi nuk e kam më dritën e syve. Ishte vetëm 17 vjeç dhe u vra me bukë në gojë. Gjykata të mos na vrasë për herë të dytë, por të vendosë burgun përjetë ndaj tij. Panorama


mynyre curriMynyre Curri, nëna e 17-vjeçarit

Previous Post

Shkencëtarët realizojnë një eksperiment të tmerrshëm

Next Post

RAPORTI/ Europol: Shqipëria, burimi kryesor i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë

admin

admin

Next Post
RAPORTI/ Europol: Shqipëria, burimi kryesor i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë

RAPORTI/ Europol: Shqipëria, burimi kryesor i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.