Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit:
Albert Veliu, 37 vjeç banues në fshatin Gribë Gramsh
Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë në cilësinë e kryeplakut të fshatit Gribë, njësia admistrative Kukër nuk ka kallëzuar në organet kompetente mbi kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Moskallëzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal











