Kreu i opozitës Lulzim Basha vijon një drekë tjetër sot me ambasadorë të vendeve të BE-së. Të pranishëm në drekë do të jenë edhe aleatët e PD, Spahiu, Mediu, Dule, Shehu, Duka, Ndoka etj.
Në tryezë do të jenë ambasadorët e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Polonisë, Kroacisë,Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë.
Dreka mbahet në një restorant në Tiranë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Elbasan për Ditën e Verës dhe më pas u kthye në Tiranë.
Edhe dje kishte një drekë me të njëjtin format, disa ambasadorë të vendeve të BE dhe Britanisë së Madhe.
Ai takoi ambasadorët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Danimarkës dhe Greqisë.











