Përballë situatës së rëndë në Shqipëri, “dorëzohet” edhe gazetari i njohur Arian Çani.
“Do të largohem nga Shqipëria. Ne këtë vend nuk mund të rrisësh fëmijët”.
Kështu deklaroi ai sonte në emisionin e Eni Vasilit “Studio e hapur” në TV “News24”.
Ai nuk dha hollësi për kohën, por shtoi se, “për të bërë ët ditur kohën, do të duhen edhe disa emisione ‘Zonë e lirë’”.
Çani sqaroi se “përpjekjet i kam filluar dhe pasaportat e huaja i kam gati”.
DRONI.al











