Kryeministri ka kërkuar sot në mbledhjen e kryesisë së PS-së, mobilizim ndaj nga të gjithë anëtarët e kryesisë, për fushatën që pritet të nisë pas pak javësh.
“Krahu tjetër nuk e do reformën, e ka treguar edhe përmes çadrës që ka vendosur aty në bulevard. Mos u habisni që edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve të ketë sulme dhe hakmarrje të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dihet që ata nuk e duan reformën”, thonë burimet e kryesisë së PS për gsh.al.
“Nëse nuk do të jemi në drejtim të vendit edhe pas 18 qershorit, ta dini se ju do të jeni të parët që do të paguani hakmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne e kemi ndërtuar filozofinë tonë të drejtimit mbi reformën në drejtësi dhe do të bëjmë çmos që ajo të realizohet e zbatohet”, mësohet të ketë thënë Rama.











