“Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore”, këto propozime do t’i shkojnë presidentit Nishani për dekretim.
Ndërkohë, burime pranë PS-së i thanë gsh.al se të paktën 2 kandidatë të tjerë për ministra (mes të cilëve, njëri Pandeli Majko) kanë refuzuar ofertën e Ramës për të hyrë në qeveri.
Kjo mund ta ketë shtyrë Edi Ramën që të heqë dorë nga ideja për të larguar nga kabineti Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën.
Pavarësisht kësaj, mësohet se Rama u ka kërkuar të dyve, Bushatit dhe Nikollës që në qarqet e Shkodrës e Lezhës, të punojnë me të njëjtin kapacitet, si ministrat e larguar.












