Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij, 43-vjeçare.
Sipas policisë, e abuzuara është M. H., ndërsa i arrestuari është E. K.
Viktima ka treguar në polici se ka qenë duke ecur në rrugë kur fqinji i saj e ka ngacmuar, madje i është ngjitur nga pas.











