Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler ka folur nga Korça për drekën e zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai theksoi se “dreka me kreun e PD-së ishte pozitive. Diskutuam për situatën aktuale”.
Duke folur për protestën e opozitës, Sattler tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe se në Parlament ka punë për të bërë siç është reforma në drejtësi.












