Foto Ilustruese
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe.
Burimet thanë se lënda plasëse i është vendosur një automjeti të parkuar.
Burimet paraprake thanë se mjeti që ka shpërthyer është i një polici të doganës së Hanit të Hotit. Ai është Sokol Gobeti, rreth 50 vjeç.
Makina e tij e cila u hodh në erë ishte parkuar para banesës së Gobetit dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, për të zbardhur motivin dhe autorët.











