Ne orën 17.00 kryeministri pritet të dalë në komunikimin e tij të përjavshëm live në Facebook për të shpjeguar arsyet e shkarkimit të 4 ministrave të kabinetit te tij. Por sigurisht që më shumë se arsyet e shkarkimit, kuriozitet për publikun përbëjnë emrat që do të zëvendësojnë ministrat e larguar.
Burime konfidenciale por pohojnë për opinion.al se dy nga emrat e përfolur janë Pandi Majko në ministrinë e Brendshme dhe Blerina Gjylameti në ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Majko ka qenë 2 herë kryeministër ndërsa Gjylameti është prurje e re në PS. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në këtë legjislaturë.












