Ministri Saimir Tahiri e ka ditur që mbrëmë largimin e tij nga posti pavarësisht se vetëm sot në drekë u mësua për të, shkruan balkanweb.
Burimet pohojnë se ai kishte telefonuar personalisht afër mesnatës të gjithë krerët e Policisë në rrethe për t’u nisur të nesërmen (sot) me urgjencë drejt Tiranës.
Sipas “Balkanweb” Tahiri nuk i kishte vënë në dijeni drejtorët lokalë të Policisë mbi arsyet e kësaj mbledhjeje emergjente, motivet e së cilës ata do i mësonin sot kur u njohën nga vetë Tahiri gjatë një drekë miqësore me vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e tij.
Po ashtu “Balkanweb” pretendon edhe një detaj tjetër, atë se publikimi në media i lajmit se Tahiri ka dhënë dorëheqjen, para se Rama t’ia komunikonte atij shkarkimin, megjithëse ky fakt bie ndesh me atë më sipër.
Por agjencia e lajmeve këmbëngul se Tahiri ua ka shprehur hapur bashkëpunëtorëve të tij pakënaqësinë e publikimit të këtij lajmi, që me shumë gjasë kishte dalë nga zyrat e kryeministrisë, por që do rezulonte i vërtetë.












