Ministri Tahiri tashmë po konsumon një drekë me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit pas takimit me Kryeministrin Rama. Ai ndodhet tek restorant Taiwan, i cili është pronë e një prej personave të njohur në Tiranë për lidhje të ngushta me qeverinë, Besnik Sulaj. Vëllai i pronarit të restorantit është kapur muaj më parë nga policia për trafik të lëndëve narkotike. Opozita e akuzoi atë kohë ministrin e Brendshëm për dekonspirim të aksionit të policisë. Ministri i Brendshem besohet se ka dhene doreheqjen pak me pare ne zyren e Kryeministrit, nderkohe qe ende nuk ka asnje konfirmim zyrtar per kete largim.












