Burime të pakonfirmuara nga qeveria thonë se Rama do të mbledhë nesër qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme, raporton neës 24. Mbledhja do të mbahet në orën 10 të paradites.
Zakonisht mbledhjet e qeverisë bëhen të mërkurave, por Rama do të bëjë një mbledhje nesër që pritet të jetë e lidhur me ndryshimet e mundshme në kabinet.
Ndërkaq nuk dihet nëse mbledhja është vetëm me ministrat socialistë apo e gjithë kabinetit qeveritar.












