Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot lajmi që është shkarkuar Saimir Tahiri është një truk për ti hedhur hi syve opinionit shqiptar, atij ndërkombëtar dhe protestuesve këtu. Është një përpjekje mjerane për ti shpëtuar përgjegjësisë.
Basha tha se kërcënimi kryesor për zgjedhjet është qenia e Edi Ramës në krye të qeverisë. Qeveria është në grahmat e fundit tha Basha. Në nuk tolerojmë asnjë zgjidhje tjetër, refuzojmë truket dhe fasadat për ti shpëtuar përgjegjësisë, tha ai.
Megjithatë , tha Basha, ju uroj ju protestuesve, se opozita ka kërkuar prej 3 vitesh dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Ja ka kërkuar edhe partneri në koalicion, ja ka kërkuar edhe partneri ndërkombëtar. Nëse Tahiri do të ikë, kjo është vlerë e juaja, tha Basha.
Kryetari i PD, tha se është koha për një bashkim edhe më të madh. Fitorja vjen përmes një durimi, qëndrese dhe sakrifica. Droni.al












