Politikani i shquara austriak dhe deputet prej vitesh në parlamentin e Austrisë, Wolfgang Grosruck, iu drejtua sot cadrës së opozitës duke shprehur besimin në emër të europianëve për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
“Ne duam që Shqipëria të luftojë krimin, korrupsionin dhe krimin e zezë. Garant për ne për zhvillimin dhe fitoren e kësaj beteje është Lulzim Basha. Unë e kam vizituar zotin Lulzim Basha shumë herë dhe kam konstatuar se ai nuk lufton për interesat e tij por në të mirë të interesave të popullit shqiptar”, tha Grosruck.
Në vijim ai vuri në dukje tiparet e shqiptarëve, respektin që ata gëzojnë në Austri.
“Ju keni shumë miq në Europë e vecanërisht në Austri. Ju kishit 100 vjetorin e pavarësisë në vitin 2012 dhe në atë kohë kam takuar edhe zotin Sali Berisha. Austria solli atë kohë simbolet e Skënderbeut në Tiranë. Unë garantova parlamentin austriak se simbolet e Skënderbeut do të kthehen në Austri sipas marrëveshjes. Vendimin parlamenti austriak e mori njëzëri me të gjitha votat dhe Shqipëria e mbajti fjalën duke kthyer simbolet në Vjenë sipas marrëveshjes”, tha Grosruck.
Unë jam një mik i përhershëm i shqiptarëve dhe gjej një dashuri unike këtu. Të gjithë ne do të punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE. Uroj për një të ardhme sa më të mirë. Droni.al












