Në lagjen Nr. 13, Durrës, pikërisht rreth orës 03:20 të ditës së sotme, dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t’ i marrin me dhunë rojës së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.











