Është gjetur një kufomë sot në mëngjes në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Kufoma u gjet në Portonova.
Kufoma ishte mbuluar me rërë, e dekompozuar. Trupi i pajetë besohet se është i seksit mashkull, dhe është ende i pa identifikuar. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se kufoma ka qenë në ujë për një kohë të gjatë. Trupi u zbulua nga peshkatarë të zonës.












