Teknologjia ecën çdo ditë më hapa gjigante. Këtë e konfirmon dhe risia në fjalë. Një taksi që mund të kalojë automatikisht nga rruga në qiell, për të arritur më shpejt në destinacion.
A nuk ju duket interesante?
Ky koncept nga Airbus dhe Italdizajn është projektuar i tillë. Mjeti ecën në mënyrë autonome, kur i duhet të ngrihet në ajër, ndalon te stacioni i ndërrimit dhe i bashkëngjitet një dron i madh në çatinë e tij e më pas mund të ecë nëpërmjet ajrit.
Droni është i ndërtuar me katër helika, i ngjashëm me Phantom DJI, por shumë herë më i madh.












