• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi i ish-komandos: Lufta në Bagdad, si na shpëtuan amerikanët nga vdekja

admin by admin
9 March, 2017
in Kronika
0
Rrëfimi i ish-komandos: Lufta në Bagdad, si na shpëtuan amerikanët nga vdekja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 12 Mars të vitit 2003 Kuvendi i i Shqipërisë miratoi aktin normativ për të kontribuar materialisht, moralisht dhe ushtarakisht në kuadër të ndërhyrjes anglo-amerikane në Irak.

14 vjet më parë Shqipëria vendosi të marr pjesë në kuadër të forcave të koalicionit, në operacionin“Liria e Irakut”. Më 14 prill 2003, Republika e Shqipërisë, iu bashkua realisht  koalicionit të vendeve aleate dhe partnere, duke angazhuar kontingjentin e parë paqeruajtës, në Mosul, kontingjent ky i përbërë nga 70 ushtarakë, efektivë të Regjimentit Komando, trupat elitë të Forcave të Armatosura.

Këto trupa u dislokuan në Aeroportin e Mosulit  Ndërsa u angazhuan për  të ruajtur dhe siguruar Bazën “Marez” në tërësi dhe portës së saj të veriut, që ndodhet në Marezin lindor, po ashtu edhe në Bazën Viktoria në Bagdad. Njëri prej ushtarakëve të parë komando që  mbërritën në Irak dhe luftuan përkrah forcave amerikane qysh në ditën e mbërritjes në këtë vend, është Klodian Hoxha, nga zona e Patosit, fshat Fier . 14 vjet pas kryerjes së misionit të vështirë ai sjell kujtime nga kjo luftë, që siç pohon ishte e vështirë, me mjaft sakrifica dhe me rreziqe që të bashkëshoqëronin në çdo moment të jetës ushtarake.

 

“Vetëm automatiku ishte  shoku, komunikuesi i përhershëm me ne – rrëfen ai. Ndërsa kujton plagosjen e disa shokëve,mallin për familjet e të gjithë komandove të parë shqiptarë dhe moskomunikimi për gjashtë muaj me radhë me të afërmit në Shqipëri, për shkak të kushteve dhe luftës që bëhej në front. I lindur në një familje në zonat rurale, 21-vjeçari kishte pranuar me dëshirë si edhe shumë djem të rinj shqiptarë, që ishin me shërbim në repartin e Zall Herrit, Tiranë, të bëheshin pjesë e kësaj lufte,duke marrë parasysh çdo rrezik.

Dhe këtë veprim Klodiani tregon se e ka marrë pa dëshirën e prindërve, me të cilët është takuar vetëm ditën e mbërritjes në atdhe, atë ditë kur nëna e tij nga malli për djalin, “prishi” ceremoninë e organizuar në Rinas nga Ministria e Mbrojtjes, për nder të ardhjes së trupave të parë komando nga Iraku. “U nisëm direkt për sulm”-tregon Klodiani. Pas sulmit që SHBA kreu me raketa në Irak, ne shqiptarët  kemi marrë pjesë në sulmin e parë tokësor së bashku me forcat amerikane. E them me krenari . Ne ishim të parët. Nuk kishte filluar ende ofensiva. Më pas erdhën forcat angleze, australiane dhe spanjolle”.

Çfarë mban mend nga përballja e parë me trupat armike?

I mbaj mend shumë mirë gjuajtjet me armë, por dhe sulmin e ashpër nga poshtë të forcave  të irakianëve. Ishin trupa të mirë përgatitura për të luftuar. Ata na gjuanin. Përballë breshërive dhe numrit të tyre të madh, u  futëm në formacion luftimi. Pastaj dhamë koordinatat drejt ushtrisë amerikane. Kjo e fundit kreu sulmin dhe goditi me artileri ndaj këtyre forcave. Ishte një betejë e ashpër që në fillim. Pastaj mbërritëm në Bagdad, në fabrikën më të madhe të armëve. Objekt ku ndodhej kjo fabrikë ishte gjigant. Mendoni i shtrirë në hapësirë sa qyteti i Tiranës. Atje qëndruam disa orë. Edhe këtu u përleshëm sërish me ushtrinë irakiane. Ishim të gjithë 18 vetë amerikanë dhe shqiptarë. Në luftë të ashpër, municionet po na mbaronin. Fatmirësisht na erdhën në ndihmë 700 ushtarë amerikanë Këto kanë qenë situatat e para të krijuara menjëherë sapo mbërritëm në Irak.

Kur keni mbërritur në Mosul?

Kemi shkuar në Mosul pas disa ditësh. U vendosëm në bazën ajrore të qytetit. Aty u  krijua dhe u bë bazë  e forcave amerikane dhe forcave tona. Mbanin qytetin nën kontroll. Kryenim patrullime dhe përditë në çdo moment kemi pasur situata të rënda. Na sulmonin  me sulme të shpejta dhe me forca të përqendruara. Por nuk arritën të na krijonin dëme në njerëz.

Ku e keni ndier veten më keq?

Për herë të parë në Bagdad. Pasi një kompani irakiane na sulmoi. Ne ishim të pakët në numër. Ata më shumë. E kemi parë veten keq. Ishte hera e parë që luftonim realisht me fishekë luftarakë. Atje u bllokuam. Por na erdhën forcat amerikanë në ndihmë pas 35 minutash.

Si e përballonit luftën dhe jetën Furnizimet me veshmbathje dhe me ushqime ishin të siguruara?

Veshmbathje kishim marrë nga Shqipëria. Ndërsa ushqime kishim dy pako në 24 orë nga 400 gram pakoja, nga ushtria amerikane. Kishte biskota,ëmbëlsira, gjellë, Gjellën e ngrohnim për konsumim nëpërmjet kartonit ,me pak ujë. Dhe ujë kishim  një litër e gjysmë për 24 orë, Kjo në periudhën e parë, katër muajt e parë. Pastaj situata u normalizua Kishte ushqim të bollshëm. Kanë kaluar 14 vjet. Isha 21 vjeç, atëherë tani jam 35 vjeç. Jam i martuar dhe me dy fëmijë

Ka pasur vizita nga drejtues të lartë të ushtrisë, apo Ministrisë së Mbrojtjes?

Ka ardhur Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes. Ka qëndruar disa orë. E kemi shoqëruar në disa zona të qytetit. E pa situatën ishte shumë e vështirë. Ka qenë një muaj e gjysmë përpara se të mbërrinim në Shqipëri. Na përgëzoi për atë që po bënim për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

Si kontaktonit me familjen?

Kontakte nuk kishim. E kam marrë familjen pas gjashtë  muajsh në shërbim në Irak. Tetë orë përpara se të nisesha për në Tiranë. I thashë  më prisni në Rinas. Më parë nuk kam folur. Nuk kam komunikuar, kisha mall. Situata atje ishte e rëndë. Shok dhe mik ishte automatiku. Malli ishte ai, automatiku. Ai ishte gjithçka.

Çfarë kujtoni ditën që mbërritët në atdhe?

Kur u ktheva  në Shqipëri, ndodhi një moment i çuditshëm. Mamaja ime nuk pyeti nga shiu i rrëmbyeshëm që po binte. Doli e para në Rinas, dhe padashur “prishi” shiritin, “shkatërroi” nga malli ceremoninë e organizuar. Ajo nuk priti por gati fluturoi dhe  doli për të më takuar. Kur prindërit tanë gjatë kohës që ishim në Irak, kërkonin informacion, ishte shumë e vështirë. Pëllumb Qazimi, gjenerali, iu kishte thënë, “ata janë në luftë dhe shëndoshë e mirë” vetëm kaq .

A ka pasur lëndime nga trupat tanë, humbje jete?

Plagosje ka pasur në krah, në këmbë. Humbje jete jo! Unë vetë nuk u plagosa. Shokët e plagosur janë shëndoshë e mirë. Edhe sot.

Do të donit të vinit sërish edhe pse në këtë moshë në shërbime jashtë kufijve të vendit?

Nuk doja të shkoja më në Irak. Në situata të tilla, jo.. Të tjerët kanë shkuar. Dhe kanë mbajtur lart emrin shqiptar. Unë ngela pa punë, rreth 8 vjet. Isha i lodhur nga ai gjashtë mujor në luftë. Doja të çlodhesha. Dhe vijova punën që bënte babai, marangoz. Në vitin 2012 m’u afrua puna në sektorin e policisë bashkiake Fier Atje  vazhdoj të punoj. Me përfundimin e operacionit “Liria e Irakut”, si dhe me reduktimin e forcave të koalicionit, FA u tërhoqën nga Iraku, respektivisht, nga rajoni i Mosulit më 23 dhjetor 2008 dhe nga rajoni i Bagdadit më 20 dhjetor 2008. Pjesëmarrja dhe angazhimi i FARSH në operacionin “Liria e Irakut”, është me 1343 ushtarakë. Shekulli

Previous Post

BLENDI FEVZIU/ Kush do t’i bindë qytetarët? Basha apo Rama?

Next Post

Basha: Rama rriti pagat 10% por borxhi në sektorin publik është 11%

admin

admin

Next Post
Basha: Rama rriti pagat 10% por borxhi në sektorin publik është 11%

Basha: Rama rriti pagat 10% por borxhi në sektorin publik është 11%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.