Interpoli ka ekstraduar nga Franca shtetasi shqiptar Aleksander GJINI , 39 vjeç, banues në Fushë-Kuqe – Kurbin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Gjykata e Apelit Tiranë e kanë dënuar me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh – 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 06.05.2013, në Alk – Kurbin, pas një konflikti për motive pronësie , ky shtetas në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë vrarë me armë zjarri shtetasit D. V. dhe L. V. Droni.al











