• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Kush do t’i bindë qytetarët? Basha apo Rama?

admin by admin
9 March, 2017
in Politika
0
BLENDI FEVZIU/ Kush do t’i bindë qytetarët? Basha apo Rama?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Opozita shqiptare ka vendosur të hedhë një hap më tej në kërkesat e saj që po i mbështet me një protestë thuajse 3 javore përpara selisë së qeverisë. Lideri i PD, Lulzim Basha ka bërë publike përfundimet e takimit të partive të opozitës që sipas tij përmblidhen në dy pika. Ai është shprehur fjalë për fjalë në fjalimin e tij për vendimet që janë marrë në takimin e djeshëm:
“E para; organizim në të gjithë territorin e Shqipërisë të Kuvendeve Qytetare për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme. Këto kuvende do të bashkohen qytetarë, për ti dhënë thellësi dhe qendresë qëllimit tonë madhor, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike.
Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar nuk është bojkoti i zgjedhjeve. Nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë me krimin, nuk do të ketë. Rezistenca civile, mosbindja civile, do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytetare, demokratike dhe paqësore, zgjedhjet me krimin, zgjedhjet me drogën dhe zgjedhjet fasadë”.
Edhe pse fjala e Bashës është artikuluar në një tubim në çadrën e protestës, që e bën atë më emocionale, duket qartë që opozita ka kaluar nga kërkesa për qeveri teknike në veprimet konkrete për të mos pasur zgjedhje më 18 Qershor. Pra thënë ndryshe, PD nuk ka deklaruar që s’do marrë pjesë në zgjedhje, por ka thënë që në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje.
I pyetur thuajse në çdo lidhje direkt në Opinion, Basha vetëm sa e ka rikonfirmuar këtë vendim dhe vendosmëri.
Por pyetja që shtrohet më tej dhe që Basha nuk ngutet t’i japë përgjigje është se si pengohen zgjedhjet dhe nëse mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën?
E para mospjesëmarrja në zgjedhje është një vendim i vështirë që kërkon argumentim të saktë, konsensus publik dhe mbi të gjitha aftësi për të përballuar presionin ndërkombëtar dhe për të qenë bindës me ta. Nëse argumentet nuk qëndrojnë beteja me publikun në vend dhe jashtë është e humbur. Në këtë rast, pengimi i zgjedhjeve nuk ka vlerë. Ndaj Basha dhe opozita kanë hyrë në një sfidë që kërkon dokumentim dhe argumentim të plotë dhe bindës të të gjitha pretendimeve të tyre.
E dyta është mënyra se si do pengohen zgjedhjet. Ligji shqiptar i hartuar nën presionin e përhershëm që opozita mund të bojkotojë zgjedhjet është ndërtuar në mënyrë të tillë që i jep më shumë mbështetje mazhorancës. Pra në rast bojkoti ligji përcakton gjithë instrumentat ligjorë se si mund të zhvillohen zgjedhjet. Në këtë kontekst, Basha mban qëndrimin që nuk ka bojkot të zgjedhjeve, sepse këtu opozita mund të lihej edhe jashtë, por ka deklaruar që nuk do ketë zgjedhje. Për këtë rrugë, opozita duhet të gjejë mekanizma që bllokojnë vijimin e procesit dhe që Basha i ka klasifikuar si mosbindje civile dhe metoda të tjera. Se cilat janë këto metoda pritet të shihen. Varet sërish se sa bindëse do jetë opozita në publik për të fituar konsensus dhe për të bërë për vetë qytetarët. Nëse dështon atëherë dështon edhe mosbindja civile.
Në të dyja rastet Basha ka hyrë në një moment tejet delikat të karrierës së tij. Ai ka vënë bast me të ardhmen e tij politike dhe rrugë të ndërmjetme nuk ka. Ose do bindë publikun dhe fiton, ose nuk e arrin këtë dhe dështon.
E treta, jashtë kërcënimeve të Bashës dhe jashtë indiferencës së Ramës, zgjedhje pa opozitën vështirë se mund të zhvillohen. Që minimalisht 30 % e qytetarëve që votojnë të mbeten jashtë zgjedhjeve, qoftë edhe falë vendimit që kanë marrë ata vetë, është shumë e rëndë. Parë nga sot, duket sikur kjo është thjeshtë çështje procedure, por është shumë më e thellë se sa kaq. Zgjedhjet e prishura kanë qenë shkak për trazira civile tronditëse në vend. Imazhet e këtyre trazirave janë ende të gjalla në sytë e shqiptarëve. Edhe pse tronditja e shoqërisë nuk mund të arrijë në ato përmasa, vendi do dëmtohet thellë. Delegjitimimi i politikës do jetë më i thellë; investimet do bllokohen krejt, institucionet mikse do prishen, ekonomia do dëmtohet dhe debati politik që edhe tani është i ashpër do jetë konfrontues. Kur dëmtohet fondamenti i demokracisë nuk është më çështje numrash, as përqindje mbështetësish, por thjeshtë çështje kohe. Pra se sa kohë ende një klasë politike do rezistojë derisa të gremiset. Dhe rezistenca është çështje muajsh jo vitesh. Në këtë analizë duhet ta shohë edhe mazhoranca. Këtë moment ajo duket sikur ka me vete ndërkombëtarët dhe bazën ligjore, por nëse humbet votuesit, do t’i humbasë të dyja këto. Ndërkombëtarët ndryshojnë në bazë të reagimit popullor dhe ligji, nuk ka vlerë nëse qytetarët nuk dalin në zgjedhje.
Shqipëria ka hyrë në një udhëkryq të vështirë dhe e vetmja gjë që nuk ndihmon është arroganca politike. Çdo vendim i thjeshtë sot, do jetë më i komplikuar nesër. Dhe kjo është ajo që e kemi mësuar të gjithë nga krizat e këtyre 26 viteve…

Previous Post

Zyrtari i AMA-s: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare

Next Post

Rrëfimi i ish-komandos: Lufta në Bagdad, si na shpëtuan amerikanët nga vdekja

admin

admin

Next Post
Rrëfimi i ish-komandos: Lufta në Bagdad, si na shpëtuan amerikanët nga vdekja

Rrëfimi i ish-komandos: Lufta në Bagdad, si na shpëtuan amerikanët nga vdekja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.