Banesa e një biznesmeni ndërtimi në Vlorë është djegur pasi është grabitur më parë.
Apartamenti ndodhej në katin e 6 të një pallati në lagjen “Skelë”.
Policia ka deklaruar se banesa i përket biznesmenit me iniciale A.I, duke mos dhënë emrin e plotë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.











