Gazetari Elvi Fundo është goditur sot nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Pas kësaj gazetari shkoi në Spitalin Ushtarak.
Ende nuk dihen motivet dhe autorët e këtij sulmi.
“Isha duke ecur kur dy persona më sulmuan. Nuk i njihja se kush ishin dhe nuk e di se pse e kanë bërë.
Gjithçka ka të bëjë me punën time si gazetar, por ja kam lënë në dorë policisë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.
Falënderoj stafin që mu gjend pranë”, është shprehur gazetari Elvi Fundo, pas ngjarjes
Njoftimi i Policisë
Më datë 08.03.2017, tek bulevardi “Zogu i Parë”, dy shtetas ende të pa identifikuar kanë goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin E. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në SQU., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.











