Përfundon “dreka e punës” e ambasadorit amerikan Donald Lu me Lulzim Bashën në një restorant në zonën e ish-Bllokut.
Dreka zgjati rreth 40 minuta dhe Vetting-u, si prioritet në listën e shqetësimeve që ka ambasada amerikane, besohet se ka qenë temë e bisedës private.












