Është përgjakur dita e grave sot në një qytet të Britanisë. Një person ka vrarë me thikë motrën e tij dhe ka plagosur nënën përpara se të vriste veten. Sulmi ka ndodhur për arsye ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në Uolverhampton dhe policia e qëlloi me armë elektrike të dyshuarin pas krimit makabër, por ai arriti që të godasë edhe veten me thikë duke u vetëvrarë. Ngjarja ka tronditur mbarë ishullin.











