• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha dy premtime për mësuesit

admin by admin
7 March, 2017
in Politika
0
Lulzim Basha dy premtime për mësuesit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e mësuesve, nga çadra e protestës së Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dy strategjitë e reja për arsimin. Kreu i demokratëve premtoi krijimin e kushteve me ushqim, aktivitete fizike dhe kurse gjuhesh pas orarit zyrtare të mësimit dhe dyfishim të pagave të arsimtarëve.
Në ditën e mësuesve, arsimtarë të larguar nga puna, të pakënaqurit me reformën në këtë sistem ndan shqetësimin e tyre në çadrën e protestës së Partisë Demokratike.
Me pankarta të pazakonta, e shënuar nota “4” ishte simbolika e kësaj proteste, për një arsim siç tha Basha të korruptuar.
“Ngelës është ai dhe qeveria e tij, edhe arsimi ashtu si shëndetësia dhe fusha të tjera të qeverisjes vuajnë nga korrupsioni qeveritar”, u shpreh kreu i PD.
Basha u bëri mësuesve dy premtimet për mënyrën se si do të ndryshojnë institucionet e arsimit, nësë PD merr mandate qeverisës.
“Pas mbarimit të orëve të rregullta të mësimit të kenë mundësi duke konsumuar edhe drekën brenda shkollës, të kenë orët e tyre të kryerjes së detyrave, të aktivitetit sportive, të aktivitetit kulturor, të mësimit të gjuhëve të huaja, të gjitha të paguara nga taksabaguesit dhe nga qeveria që do zgjidhjet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në fund të mandatit të parë të qeverisë së parë të republikës së re rrogat e mësuesve do të dyfishohen përsëri”, artikuloi Basha premtimin e dytë.
Sipas Partisë Demokratike mësuesit do të testohen dhe kualifikohen  mbi bazën e kritereve profesionale jo përmes portaleve dhe listave politike.

 

Në fund të mandatit të parë, të qeverisë së parë të republikës së re, rrogat e mësuesve do të dyfishohen

lulzim basha, cadra mesuesit

Kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedim me mësues të shkollave mbi problematikat e tyre

Pasditen e tetëmbëdhjetë në sheshin e lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedoi me mësuesit e niveleve të ndryshme te arsimit publik në Shqipëri, të cilët në këtë 7 mars ngritën zërin për rikthimin e dinjitetit dhe respektit tek mësuesia.

Forumi u çel me performancën operistike të dy nxë​nësve Adejon Kola dhe Fortunato Ndoi të cilët përshëndetën me këngë, mësuesit shqiptarë kudo ndodhen.

Irma Marku, mësuese gjuhë letërsie tek shkolla Ismail Qemali në Tiranë, denoncoi shkarkimin e saj nga Këshilli i Etikës së shkollës vetëm sepse kishte ngritur shqetësim lidhur me marrëdhënien jo gjithmonë të mirë mes mësuesit dhe nxënësve të tij.

“Dokumenti zyrtar i drejtorit të shkollës, i jep udhëzime Këshillit të Etikës për shkarkimin tim komplet jashtë rregullores pa ju drejtuar komisionit i cili është përgjegjës për këtë punë.”

Një mësues nga Devolli, me arsim të lartë, e gjeti veten të përjashtuar nga reforma në arsim e kabinetit Rama dhe prej tre vitesh është i papunë. Mesazhin zotëria ia drejtoi ministres së arsimit Lindita Nikolla.

“Ju na nxorrët përkohësisht nga sistemi arsimor, por titullin mjeshtër, mësues nuk ma merr dot, as diplomën. Ashtu sikudër nuk më merr dot edhe tufat me lule që më sollën sot nxënësit e mi”.

Shqetësimet e tjera të ngritura nga mësues të ardhur nga anë e mbanë Shqipërisë akuzojnë kryeministrin se përmes reformës së tij, jo vetëm ka përjashtuar mësues të kualifikuar dhe i ka lënë të papunë, por ka vënë në pozicionet e tyre mësues pa një ditë eksperiencë në profesion.

Alma Lama, kryetare e sindikatës së arsimit për degën e Tiranës, tha se edhe pse shqetësimi i saj ka parë edhe pasqyrim mediatik madje është kulmuar edhe me një protestë, ende sot mësuesit e Tiranës punojnë jashtë orarit, nuk paguhen për ato orë, madje prej tre vitesh nuk marrin më as shpërblimin e fundvitit.

“Kërkojmë të drejtën e normës së punës. Kurrikula e re nuk na shqetëson vetëm ne, por edhe fëmijët dhe prindërit të cilët nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet e saj. Shpenzimet që kërkon kurrikula për dosjet e lëndëve nuk përballohen nga familjet. Nuk është marr mendimi as i mësuesve dhe as i familjarëve kur është përpiluar ky plan.”

Kryedemokrati Lulzim Basha, pasi uroi 7 marsin çdo mësuesi, tha se në këtë 130 vjetor të mësonjtores së Korçës, arsimi shqiptar ndodhet në ditë të vështirë.

“Nuk ka dritëshkurtësi më të madhe sesa të presësh fondet për arsimin të godasësh mësuesit, të bësh fushata spastrimi politike apo korruptive në korpusin e mësuve apo pedagogëve të një vend. E pra të gjithë jemi dëshmitarë se në këto katër vite ka ndodhur kjo e fundit. Drejtoritë rajonale të arsimit janë shndërruar në qendra të pastra korrupsioni dhe krimi ndaj brezit të ri ndërkohë që mësuesit ndodhen përpara një presioni psikologjik dhe politik të përmasave të papara e të padëgjuara në këto 26 vite, duke përfshirë edhe presionin politik elektoral ku i ka vendosur tani qeveria e krimit dhe e drogës duke kërkuar evidentimin me listë të mësuesve, të familjarëve dhe të komshijve të tyre, për zgjedhjet fasadë që duan të mbajnë më 18 Qershor”.

Zoti Basha parashtroi shtyllat e programit të qeverisjes së tij sa i përket sistemit arsimor.

“Sot dua të përsëris këtu në këtë shesh të lirisë dy shtyllat kryesore të programit të arsimit të ulët nëntëvjecar dhe atë të mesëm. Shtylla e parë është : kthimi i orareve arsimore të fëmijëve shqiptarë në parametra evropianë që do të thotë që fëmijët e shqiptarëve nuk do të bredhin rrugëve por njësoj si fëmijët e vendeve të Bashkimit evropian do ti krijohen kushtet që pas mbarimit të orëve të rregullta të mësimit të kenë mundësi të kenë konsumuar edhe drekën e shkollës, të kenë orët e tyre të kryerjes së detyrave të aktivitetit sportive, të aktivitetit kulturor, të mësimit të gjuhëve të huaja, të gjitha të paguara nga taksapaguesit dhe qeveria shqiptare që do të zgjidhet me votë të lirë e të ndershme”.

E dyta. Ne dyfishuam rrogat e mësuesve po prapë kjo është shumë poshtë nivelit evropian. Ndaj unë dua tju jap fjalën sot se në fund të mandatit të pare, të qeverisë së parë të republikës së re, rrogat aktuale të mësuesve do të dyfishohen përsëri. Do të dyfishohen për të dyfishuar vlerësimin tonë për këtë punë të jashtëzakonshme dhe delikate për të ardhmen e shoqërisë. 
Ekipi ynë i ka bërë llogaritë dhe llogaritë na dalin kur ti shporrim hajdutët nga qeverisja dhe paratë e shqiptarëve ti harxhojmë në radhë të parë për fëmijët e shqiptarëve”.

Investimet do të nisin që në muajin e parë – tha Basha duke shtuar gjithashtu se mësuesit do të testohen dhe punësohen vetëm përmes meritokracisë.
mesuesit, cadra

Previous Post

FAKTE/ Kronologjia e “bëmave” të Aldo Bares

Next Post

Nishani nga Presheva: Me Kushtetutë Presidenti e ka për detyrë të mbrojë interesat e shqiptarëve

admin

admin

Next Post
Nishani nga Presheva: Me Kushtetutë Presidenti e ka për detyrë të mbrojë interesat e shqiptarëve

Nishani nga Presheva: Me Kushtetutë Presidenti e ka për detyrë të mbrojë interesat e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.