Projekti i qeverisë rilindja urbane ka më se një vit që është zbatuar në Shijak. Por pas një viti shikoni se si është shndërruar bulevardi dhe shëtitorja e qytetit.
Një punë pa cilësi, qartësisht vjedhje dhe abuzim me fondin, por asnjë përgjegjës.

“Para rreth nje viti inaguruan qendren e Shijakut. Shikoni si eshte katandisur. Mbi nje milion euro nga xhepat tona te hedhura ne kosh. Tani do hedhin edhe 1 milion te tjera me siguri e mbas nje viti 1 tjeter e keshtu ne vazhdim deri sa ne te veme mend e ata te vene miliarda”, shkruan një qytetar për nismën Thurje.












