• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKTE/ Kronologjia e “bëmave” të Aldo Bares

admin by admin
7 March, 2017
in Kronika
0
FAKTE/ Kronologjia e “bëmave” të Aldo Bares
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka shkelur ligjin për sa i përket çështjes penale kundër Aldo Bares, të cilësuar nga prokuroria, si kreu i bandës së Lushnjës.
Vendimi pro Aldo Bares, është dhënë një javë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka nxjerrë si antikushtetues vendimin e Gjykatës Lartë të datës 2 korrik 2015.
Aldo Bare i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se gjyqi ndaj tij ishte antikushtetues dhe se atij i ishin shkelur në procesin gjyqësore, të drejtat themelore të njeriut.
Këto ankesa janë marrë në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi ti të shpallë si antikushtetues vendimin e korrikut 2015 të Gjykatës së Lartë, duke detyruar këtë gjykatë që të rigjykojë dhe njëherë dosjen penale.

Faktet objekt gjykimi
1.    I gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe shtetasi Alfred Daja, në kohën e ngjarjeve kanë qenë banorë të qytetit të Lushnjës, dhe në konflikt me njëri tjetrin.
2.    Ata kishin grumbulluar rreth vetes persona me të kaluar dhe sjellje kriminale.
3.    Në datën 02.07.1997, gjatë një përplasje me armë zjarri, kanë ngelur të vrarë Ramadan Shkurti (vëllai i të gjykuarit Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe shtetasi Bardhyl Rabija, dhe mundën të largohen nga vendi ngjarjes i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) dhe Enver Rabija.
4.    Kjo ngjarje shërbeu si moment fillestar i krijimit të Organizatës Kriminale të ashtuquajtur “Banda e Lushnjës”, apo “Grupi i çunave të Alfred Shkurtit”
5.    Nga grupi i tjetër rival në ngjarjen e kësaj date, ngeli i vrarë shtetasi Genci Kashari dhe u plagos shtetasi Artur Daja.
6.    Pjesëmarrës aktivë në ngjarje, veç subjekteve të tjerë, ishte dhe i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti).
7.    Në datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri.
8.    Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij, të cilët ishin duke udhëtuar me një furgon në drejtim të qytetit të Lushnjës, janë ndaluar nga i gjykuari Aldo Bare, së bashku me Afrim Hoxha, Enver Dondollakun dhe Ilir Stergun.
9.    Këta të fundit, pasi kanë vënë maska në kokë, kanë zbritur nga furgoni shtetasin Xhevat Demiri, dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.
10.   Më datë 13.02.1998, në vendin e quajtur Kolonjë të Rrethit Lushnjë është vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli.
11.   Në rrugën automobilistike, persona të armatosur, ndërmjet tyre dhe i gjykuari Alfred Shkurti (Aldo Bare), së bashku me të pandehurit në një procedim të lidhur, Arben Boriçi, Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku, etj., i kanë zënë pritë fuoristradës tip “Tojota” me targa FR8079A.
12.   Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani.
13.   Shtetasi Gramoz Selmani, pas ngjarjes së ndodhur në datën 02.07.1997, ishte një ndër personat për t’u eliminuar, i kërkuar nga grupi i Aldo Bares.
14.   Arben Boriçi dhe Ilir Stergu, kanë vënë re që personat që udhëtonin me makinë kanë dalë nga rruga. I kanë ndjekur me vrap shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Gjatë ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stergu, së bashku me të pandehurin Arben Boriçi, i janë afruar të plagosurit Nimet Zeneli dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.
15.   Shtetasi Masar Aliu ka mundur të largohej me vrap, duke i shpëtuar ekzekutimit.
16.   Shtetasi Gramoz Selmani, i cili ishte fshehur poshtë makinës, është larguar nga krahu tjetër i rrugës. Sapo është parë nga i gjykuari Aldo Bare, i cili rrinte i ulur në një lokal pranë rrugës bashkë me të pandehur Enver Dondollaku, është qëlluar me breshëri automatiku, por nuk është arritur vrasja e tij.
17.   Në datë 22.02.1998 në rrugën Kolonjë–Bitaj të Rrethit Lushnjë, me qëllim vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona të armatosur, midis të cilëve të pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Boriçi, kanë pritur ardhjen me makinë të shtetasit Masar Aliu.
18.   Pasi kanë vënë re ardhjen e makinës kanë dalë dhe e kanë ndalur atë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Masar Aliu, duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj, kanë qëlluar dhe kanë vrarë edhe shtetasin Idajet Beqiri, i cili ka qenë rastësisht brenda në automjetin e Masar Aliut.
19.   Në datën 22.08.2008 është shkatërruar me zjarr banesa e shtetasit Shkëlqim Haxhiu.
20.   Persona të armatosur Ilir Stergu, Arben Boriçi, Aldo Bare, Enver Dondollaku, Leonard Prifti, etj., kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu, e cila ndodhej në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.
21.   Personat e armatosur janë futur me dhunë në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu, duke hapur me forcë derën e katit të dytë të shtëpisë. Personat e armatosur kanë bërë kontroll në ambientet e brendshme të shtëpisë në kërkim të shtetasit Shkëlqim Haxhiu dhe djalit të tij Klodian Haxhiu. Pastaj pasi i kanë vënë zjarrin, janë larguar.
22.   Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës.
23.   Organi i akuzës e ka akuzuar të gjykuarin Aldo Bare (Alfred Shkurti) për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “vrasje për hakmarrje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, vepra të parashikuara nga nenet 79/dh-22, 78/2-22, 78, 151/2, 278/2, 334, 333 të Kodit Penal.
24.   Gjatë procedimit dhe gjykimit, i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e shkallës së parë nuk e ka lejuar.

Previous Post

SALI BERISHA/ Lirimi Aldo Bares akt kriminal i Edi Ramës, radhën e ka Zani Caushi dhe Kostandin Xhuvani

Next Post

Lulzim Basha dy premtime për mësuesit

admin

admin

Next Post
Lulzim Basha dy premtime për mësuesit

Lulzim Basha dy premtime për mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.