Sot, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Vendimi, u mor 5 me 2 në favor të shfuqizimit të burgimit të përjetshëm.
Pro kërkesës së Aldo Bares kanë qenë Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.
Ndërkohë, kundër kanë qenë Vladimir Kristo dhe Vitore Tusha, ndërsa Altina Xhoxhaj mungonte.












