• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vlorë, Krimet e Rënda sekuestrojnë hotelin te Uji i Ftohtë

admin by admin
7 March, 2017
in Kronika
0
DETAJE/ Vlorë, Krimet e Rënda sekuestrojnë hotelin te Uji i Ftohtë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e një hoteli 5-katësh, së bashku me truallin ku është ndërtuar, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj, pasi dyshohet se është kjo pasuri është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sipërfaqe 2500 m2, në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sipërfaqe totale ndërtimi 3090 m2, në vlerë rreth 100 milionë lekë të reja.
Hetimi për këtë rast, fillimisht është ndjekur nga ana e Prokurorisë së Vlorës, në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore. Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2015 gjykata e qytetit vendosi sekuestron preventive dhe më pas, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se trualli dhe hoteli i regjistruar në emër të Shpëtim Brahimaj, është rrjedhojë e të ardhurave financiare nga aktiviteti kriminal i djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe vëllait të tij, Isuf Koka (Brahimaj). Të dy djemtë e Shpëtim Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe në Hollandë, ku ata shfaqen me emra të ndryshëm. Gjatë procesit gjyqësor për konfiskimin e pasurisë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi në dispozicion të gjykatës materiale, ku evidentohen të dhëna me interes për hetimin në drejtim të ekzistencës së procedimeve penale dhe proceseve gjyqësore ndaj shtetasit Ermal (Brahimaj) Bajrami (i njohur edhe me gjeneralitetet Bashkim Brahimaj dhe Ermal Memo), i biri Shpëtim, i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë  dhe vëllai i tij Isuf  Koka (Isuf Brahimaj), i biri i Shpëtim, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Qishbardhe Vlorë.

Konkretisht

Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12. 08. 1972, lindur në Vlorë

– Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.

Sipas vendimit të mësiperm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.

– Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994.

 
Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08. 01. 1982, lindur në Vlorë,

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012,  që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj.

– Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.

– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.
Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit. Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:

– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.

– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj.

Previous Post

FOTO LAJM/ Tiranë, aksident “zinxhir” makinash

Next Post

FOTO/ Stuhi në Librazhd, gurë dhe shkëmbinj në mes të rrugës në Murrash

admin

admin

Next Post
FOTO/ Stuhi në Librazhd, gurë dhe shkëmbinj në mes të rrugës në Murrash

FOTO/ Stuhi në Librazhd, gurë dhe shkëmbinj në mes të rrugës në Murrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.