Një video e publikuar në rrjete sociale tregon çmendurinë e radhës. Një motorist ka kapërcyer autostradën nga një kodër mbi kodrën tjetër.
Motoristi i quajtur Kyle Katsandris ka mahnitur shoferët të cilët po lëviznin në autostradën e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Videoja e publikuar ka marrë shikime të shumt.
Pasi kjo video u postua, forcat e policisë kanë nisur kërkimin e këtij personi. Edhe pse nuk është shkaktuar asnjë incident ky është veprim i dënueshëm sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve.












