I veshur me një pallto të gjatë ngjyrë të zezë dhe i rrethuar nga 4 truproja, Kryeministri Edi Rama kaloi në këmbë përpara çadrës së opozitës duke shkaktuar reagim të fortë tek protestuesit.
Sapo panë kryeministrin duke kaluar bulevardin nga zyra e tij drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nisën të fishkëllenin dhe ta ofendonin, duke i kërkuar dorëheqjen.
“Rama ik, hajdut kriminel”, kanë qenë disa prej thirrje të turmës së protestuesve.











