Kryeministri Edi Rama i cili kaloi në këmbë sot përpara çadrës së protestuesve, ka zgjedhur “tu bëjë karshillëk” protestuesve në një kafe aty pranë. Por, protestuesit e kanë quajtur provokim këtë veprim të Edi Ramës dhe janë mbledhur përpara lokalit ku kryeministri po pi kafen, në pjesën e pasme të kullave, në ngushticën që lidhet me Kryesinë e Kuvendit.
Kjo ka vënë në pozitë të vështirë Policinë. Forca të shumta policie janë mbledhur për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Përpara lokalit ku ndodhet Rama, qytetarët kanë vendosur posterat e zyrtarëve të akuzuar si të inkriminuar.











